Zhduket 30-vjeçari, familja denoncim në polici: Është i sëmurë

Familja Sakaj nga Roskoveci kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh, Ferit Sakaj 30 vjeç. Ai ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Largimi ka qenë në datën 1 janar.

Kryefamiljari i familjes Sakaj ka ndërruar jetë duke shkuar në lumin e Semanit disa vite më parë, ndërsa një vëlla tjetër 14 vjeç Ergis Sakaj gjeti mbytjen po në lumin Seman në muajin gusht të vitit 2022.

E ëma e 30-vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier dhe nuk është kthyer më. 30-vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?