“Zhduket” mësimi online, ministria ndryshon vendimin

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për zhvillimin e mësimit në universitete. Studentët duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqiten me test PCR. “Për studentët që nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit Covid-19 apo kartën e vaksinimit, drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative, duke filluar nga 11.10.2021”, thuhet në urdhrin e botuar.

Referuar ndryshimeve të fundit rektorët dhe dekanët u mblodhën sërish, këtë të premte, për një diskutim, por që nuk arritën të merrnin një vendim, as në bazë të autonomisë universitare. Universitetet po presin që fjalën e fundit ta thonë ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

“Nuk ka ende një vendim për mënyrën e zhvillimit të vitit akademik. Është ende në proces diskutimi Universiteti me Ministrinë e Arsimit. Ndoshta një vendim do të merret të shtunën ose ditët në vijim. Çështja është delikate dhe nuk është e lehtë marrja e një vendimi. Presim udhëzime nga Ministria e Shëndetësisë”. 

SHKARKO APP