Zhduket në mënyrë misterioze 28-vjeçari nga Erseka! Asnjë shenjë që prej 1 nëntorit, policia gjen makinën e braktisur
Zhdukja e një 28-vjeçari nga Erseka ka alarmuar familjarët dhe policinë që prej nëntëmbëdhjetë ditësh nuk po arrijnë dot të bien në gjurmët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë, ndërsa familjarët e tij kanë treguar se 28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor.
Sh. Mukaj, i datëlindjes 30.04.1993, para se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitetit dhe një telefon).
Familjarët, të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, thanë se djali i tyre nuk ka folur me asnjë njeri para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga SHBA drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.
Ata treguan se rastin e kanë denoncuar në polici, ndërsa deri në këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e djalit të tyre.
Policia tashmë ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij, si edhe ka nisur kërkimet pas denoncimit të familjarëve. Gjithashtu, nuk dihet nëse 28-vjeçari ka qenë në konflikt me ndonjë njeri.
KOHA JONË SONDAZH

