Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, policia e di se ku ndodhet por …

Më19 tetor 2020, 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më. Artemis ishte larguar nga shtëpia për një intervistë pune, por që nga ajo kohë, gjurmët e saj janë zhdukur dhe telefoni i saj celular është i fikur.

Ndërkohë, ditën e sotme mediat greke kanë publikuar disa detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi. Një dëshmitar pa Artemis duke u larguar nga një zonë të caktuar në momentin që po bëhej një kontroll në praninë e një prokurori.

Më konkretisht, dëshmitari ka thënë se: “Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për tu larguar. Ditën që shkoi prokurori, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën dhe e morën Artemis nga atje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlen të thuhet se policia ka shkuar sërish për kërkime në atë zonë që përshkroi dëshmitari, por fatkeqësisht pa asnjë rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?