Zhdukja e 45-vjeçarit në Liqenin e Farkës, apeli i të vëllait: I lutem ministrit të shtohen kërkimet!
Behar Haka ka katër ditë që është mbytur në Liqenin e Farkës. Prej kaq shumë ditësh, trupi i tij i pajetë ende nuk është gjetur nga forcat e kërkimit. Vëllai i tij, kërkon më shumë forca në mënyrë që të gjendet trupi i Hakës. Ndër të tjera, ai thotë se familjarët nuk e dinë se ai është mbytur ndaj kanë vendosur që ti thonë se ai ndodhet në Greqi.
“Kapaciteti është shumë i pakët, po bëhet një kërkim në mënyrë private. I bëj thirrje ministrit, kush e ka kapacitetin, të na bjeri forcat se me këto është e vështirë. As sot nuk do gjendet. 2 grupe vijnë, këto që vijnë Zoti ua shpërbleftë. Nëna dhe babai nuk e dinë se ne nuk e dimë kur do dali. Nuk do i tregoj prindërve, nuk dua ti çoj prindërit në varr para vëllait. Fëmijët e dinë se ai është në Greqi.”- është shprehur vëllai për Fax News.
KOHA JONË SONDAZH

