Zhdukja e biznesmenit Davide Pecorelli, policia italiane vjen në Tiranë për hetimet

Para pak ditësh u njoftua se biznesmeni italian Davide Pecorelli ishte zhdukur, ndërsa makina e tij ishte gjetur e djegur në Gjegjan të Pukës. Hetimet për zhdukjen e tij ka nisur në Shqipëri dhe në Itali dhe sipas mediave italiane Prokuroria e Peruxhias ka hapur dosjen hetimore dhe ia ka besuar prokurorit Raffaele Cantone dhe ndihmës prokurorit Giuseppe Petrazzini.

Pritet që ekspertët italianë të kryejnë ekspertizën e ADN-së për eshtrat e trupit të shkrumbuar të gjetur në makinën e djegur në Pukë, ku mund të dyshohet se është trupi i biznesmenit të deklaruar të zhdukur. Brenda automjetit tip “Skoda” të Pekorelit u gjetën edhe sendet personale të tij, ora dhe telefoni. Ndërkohë që me datë 3 Janar Davide u përcoll në aeroportin e Fiumicinos nga një mik i tij, për të udhëtuar më pas drejt Tiranës.joq

SHKARKO APP