Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, Prokuroria e Peruxhias nis hetimet për Davide Pecorelli-n

Prokuroria e Peruxhias është vënë në lëvizje duke nisur hetimet për zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit dhe arbitrit të futbollit Davide Pecorelli.

Në pyetje po merret edhe partnerja e tij shqiptare. Policia e Peruxhias ka nisur hetimet për veprën penale të “vrasjes” si dhe ka ushtruar kontroll në banesën e biznesmenit në San Giustino.

Sjellim në vëmendje që makina që kishte marrë me qira biznesmeni u gjet e djegur në fshatin Gegjan të Pukës, dhe brenda saj u gjetën eshtra dhe mbetje njerëzore.

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri. Ai shkoi në Vlorë dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën ku qëndroi për dy netë.

Më 6 janar Davide humbi kontaktet me të afërmit, dhe nuk dihet nëse eshtrat në makinën e djegur i përkasin atij. Në një mesazh të dërguar në “WhatsApp” për një mik biznesmen në, Peccoreli shkruan: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”.

Në 6 janar kontaktet mes tij dhe partneres shqiptare me të cilën ka tre fëmijë u shkëputën. Ndonëse thirrjet në telefonin e Pecorelli-t shkonin, nuk përgjigjej askush.

SHKARKO APP