Zhdukja e biznesmenit në Pukë, mediat italiane: Mund të jetë grabitur dhe vrarë..

Detaje të reja kanë dalë në mediat italiane për zhdukjen e ish-arbitrit Davide Pecorelli në Shqipëri. Orët në vijim do të jenë vendimtare për zbardhjen e asaj çfarë ka ndodhur me Pecorellin, pasi takimet mes policisë italiane dhe asaj shqiptare prioritet të përcaktojnë rezultatin e AND-së së eshtrave të gjetura në makinën të marrë me qira nga 45-vjeçari.

La Nazione në artikullin e saj bën me dije se ekziston mundësia që ai të jetë grabitur dhe vrarë në zonën e Gjegjanit në Pukë. Gazeta italiane shkruan se italiani mund të jetë grabitur dhe vrarë. Kjo për shkak të disa lëvizjeve të dyshimta në zonën e Gjegjanit.

Prokuroria italiane ka nisur hetimet për vrasje. Një grup ekspertësh- të koordinuar nga Interpoli, do vijnë në Shqipëri për të vazhduar hetimin. Biznesmeni italian, i cili kishte pasur vështirësi financiare në vendin e tij, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për të zgjeruar biznesin. Ai po negocionte shitjen e disa pajisjeve për sallone bukurie, mes tyre edhe makineri të shtrenjta lazeri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?