Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, hetime dhe mbi pistën e vetëvrasjes

Mediat italiane kanë rikthyer sërish vëmendjen tek zhdukja e biznesmenit Davide Pecorelli, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej fillimit të janarit. Pasi ekspertë italianë mbërritën në Gjegjan të Pukës, në vendin ku u dogj mjeti me qira i biznesmenit Davide Pecorelli, po hetohet dhe për pistën e vetëvrasjes. Hetuesit italianë kanë kontrolluar në vendin ku u gjet makina që ish-arbitri kishte marrë me qira, madje dhe vet mjetin e djegur.

Po ashtu nuk përjashtohet teza e grabitjes me pasojë vdekje. Biznesmeni Davide Pecorelli rezulton i humbur prej datës 7 janar në Shqipëri, teksa lidhja e tij me vendin tonë ishte për shkak të gruas shqiptare, por edhe sepse kishte hapur një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij.

Dyshohet se Pecorelli mund të jetë grabitur e vrarë në Pukë, aty ku u gjet makina e tij me qira ‘Skoda’ e djegur, dhe madje dyshohet se brenda saj ka dhe mbetje njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?