Zhdukja e Ervis Martinaj, gazetari Hoxha zbulon lëvizjen e fundit të autoriteteve

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të premte në emisionin ”Opinion” në News24, foli për zhdukjen e bujshme të Ervis Martinajt, ku deklaroi se para tre ditësh autoritetet janë përpjekur të mbledhin informacion mbi këtë ngjarje. Edhe Policia nuk jep përgjigje se çfarë është bërë me të ”fortin”.

”Ervis Martinaj i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e vet, familjen e vet. Kur them kontaktonte, ai kontaktonte çdo dy orë. Ai kontaktonte me familjarët përmes programeve të kriptuara deri në 9 gusht.

Nga ai moment e më pas, pista që është ndjekur, që është hetuar është rrëmbimi. Dyshohet që ai të jetë eliminuar nga kundërshtarët e tij. Kundërshtarët e tij si asnjëherë tjetër krijuan një aleancë, që unë e kam quajtur “Sindikata e re e Krimit në Shqipëri”.

E kam quajtur edhe “Los Pepes” për shkak të tolerancës që kanë treguar për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Lezhë dhe në Fushë-Krujë. Një nga tentativat e fundit që është bërë për të mbledhur informacion mbi këtë ngjarje ka qenë para 3 ditësh”.

SHKARKO APP