Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të resortit ku dyshohet se u vra dhe u zhduk Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Bexhdili u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por dosja u rikthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë.

Sipas Klan News, mësohet në sallën e gjyqit prokurorët e çështjes patën përplasje me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin, ndërsa prokurorja Elida Kaçkini qëndroi në kërkesën për burgim të përjetshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?