Zhdukja e Pecorelit, hetuesit italianë nuk binden për vrasje

Hetuesit italianë kanë ardhur në Shqipëri për të kryer verifikime për zhdukjen e Davide Pecorelli, janë skeptike nëse kemi të bëjmë me një vrasje. Sipas tyre detajet e vëzhguara nuk bindin për një vrasje. Gjatë takimit me ekspertët e kriminalistikës në Tiranë e Pukë, hetuesit nga Italia janë treguar të rezervuar lidhur me mënyrën se si është bërë marrja e provave në vendngjarje, por nuk kanë dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Sipas tyre kërkohen më shumë të dhëna sa i përket takimeve që ka bërë 45-vjeçari nga Italia, me kë ka komunikuar dhe a ka patur persona që mund ta kanë vëzhguar për shkak të ndonjë konflikti. Për ekspertët italianë i dyshimte mbetet fakti se pse Davide Pecoreli nuk doli nga makina e marrë me qira, para se ajo të shkrumbohej, pavarësisht se automjeti kishte ndaluar anës rrugës normalisht.

Zona e thellë dhe mbërritja vonë e policisë e zjarrfikëses, ka bërë që zjarri të shkrumbojë të gjitha provat që mund të gjendeshin në zonën e Gjegjan, aty ku u gjet automjeti i djegur. Davide Pecorelli u zhduk mesditën e 6 Janarit, pasi më herët kishte komunikuar me bashkëshorten shqiptare dhe kolegë, pa treguar ndonjë shqetësim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?