Zheji: Falje Mentor Kikisë, Myftaraj është për t’u marrë me shpulla 

Placeholder Image

Artur Zheji i ftuar mbrëmjën e së premtes në Oktapodin e Turjan Hyskës flet 360 gradë rreth cështjeve politike dhe “zënkave” të tij me Kikinë dhe Myftarajn. Ai gjiashtu flet edhe për arsyen se pse u fut në tregun e mediave online: “U lodha së qëni cirak tek dyqani i të tjerëve, kështu shpjegohet hapja e portalit 360gradë.al. Gjithmonë nuk kam qënë i përkëdheluri i pronarit, por i audincës”. Gjithashtu z. Zheji foli edhe për skandalin e përgjimeve, duke e cilësuar atë të vërtetë. Sipas tij vetë kryepolici Cako pranoi se paisja është vënë në punë me Gjutajt. Kështu ky pushtet e goditi fort sistemin e drejtësisë, kjo solli që kryepolici të vijë përsëri në detyrë, sepse gjyqtarët që gjykuan ceshtjen Cako, u friksuan nga sulmet politike. Me këtë skandal sipas Zhejit duhet të bjërë kjo qeveri.

Ndëkohë z. Zheji foli edhe për Reformën në Drejtësi. Ai e quajti Vetingun një akt kërcënues për gjyqtarët dhe juristët. Sipas tij Rama po kërkon që të këtë në dorë pushtetin e drejtëisë për 15 vite të tjera dhe do e përdorë atë si pistoletë për të vrarë kundërshtarët. Ndërt të tjera Zheji etiketoi treshen Rama-Tahiri-Cako si një treshe e tmerrshme , dhe po mundohen të fshijnë gjurmët nga skandali i përgjimeve. Ndërkohë për rolin e Metës në këtë cështje, ai e quajti si pjesën më racionale të koalicionit, por që gjithësesi nuk e përjashton atë nga përgjegjësitë. “Meta nuk foli për përgjimet, apo sulmin mbi gjykatat, dhe kjo do të përkthete në një kosto politike për të”, përfundoi ai.

Ndërkohë analisti Zheji u ndal edhe tek debati i tij me z. Kikia, duke u shprehur: “Lexova gabimisht sms nga miopia ime. i kam kerkuar falje Mentorit. Por që nuk ishte e qëllimshme”.
Pyetjes se Turjan Hyskës në lidhje me debatin me Kastrioy Myftarajnm Zheji përgjigjet. “Kafka kish shkruar plot… Sikur nuk isha djali i babait, sikur gjyshi ia përkthente babait dhe ai nuk dinte. Me cfarë thoshte të vintë ta merrje me shpulla”. Ndërkohë ai flet edhe per telefonatën live tek Cani, ku shprehet se nuk ka sharë Myftarajn, por që “mos ia ** robt kësaj pune”. Ndërkohë ai bën edhe një koment për Fatos Nanon ku e cilëson si interesante nese ish-kryeministri do të rikthehej ne politike.

‘Video e seksit’, Mentor Kikia hedh në gjyq Artur Zhejin

SHKARKO APP