Zheji: Rama po bën sondazhe për ndarjen me Metën

Artur Zheji përforcon zërat se ka një ftohje mes kryeministrit Edi Rama dhe aleatit të tij, Ilir Meta.

Ai ka thënë gjatë emisionit të djeshëm 'Opinion', se Rama ka nisur sondazhet në bazën socialiste, për të mësuar se çfarë mendojë socialistët për përmendjen e Ilir Metës në skandalet e fundit.

Sipas Zhejit, Rama ka dërguar emisarë në terren, për të mbikqyrur sondazhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha gjithashtu se këto sondazhe do t’i shërbejnë Ramës për të njohur situatën në rast të shpërbërjes së koalicionit dhe hyrjes në zgjedhje të parakohshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, sipas Zhejit, Rama do ta ketë të vështirë të nxjerrë 65 deputetë, në rast se del më vete në zgjedhje, pra pa LSI­-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?