Zheji: SPAK, ndihmë indirekte e Berishës! Minxhozi: Ligji është i barabartë për të gjithë

Në emisionin ”Real Story”, analisti Artur Zheji tha se deri më tani procedurat e SPAK, kanë qenë në mënyrë indirekte një ndihmë ndaj Sali Berishës. Ai theksoi se hapat e drejtësisë ndaj ish-kryeministrit duhet të ishin të sakta dhe të painterpretueshme.

“Fakti është që po procedohet kundër Sali Berishës, ish-presidentin ish-kryeministër, natyrë e fortë, natyrë që në faza të caktuara ka destabilizuar Shqipërinë. Brezi jonë e di mirë ’97 dhe e ka mallkuar atë periudhë të tmerrshme. Meqë personi është i veçantë në këtë rast dhe ka një rol drejtues të rëndësishëm në opozitë, me procedura juridike ndaj tij bëhet me veprime më perfekte. Unë opinioni publik duan që hapat e drejtësisë ndaj këtij personi, them që do të duhet të ishin të pastra dhe të painterpretueshme. Them që këtu SPAK ka treguar ndrojtje, por ka qenë një ndihmë indirekte e Berishës”, tha Zheji.

Skënder Minzhozi: A mundet një vendim, një masë e instancave të drejtësi të reklamohet me mitingje, konferenca duke anatemuar dhe sharë. E dimë ofoqin që ka zotëria, por ligji është i barabartë të gjithë siç thotë Kushtetuta. Si i bëhet, kësaj shkolle të keqe që po jep Berisha? Krijon që precedent për të gjithë politikanët që vijnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artur Zheji: Rastin e Saliut e shohim si mëkatar, por nëse mëkaton edhe drejtësia çfarë të presim. Ne luftojmë për drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?