Zheji: Trishtimi i thellë i At Zefit për shqiptarët

 

Në një editorial në Mapo, drejtori Artur Zheji komenton debatin e fundit për medaljen e dhënë persekutorit të At Zef Pllumit.

“E njihja Fratin për së afërmi. Mik i thellë i atit tim, Petro Zhejit. E kam takuar disa herë në Tiranë dhe disa herë në Romë. Përmes asaj njohjeje, në disa biseda zbulova edhe trishtimin e tij më të thellë, që e ndante me mikun e tij, Petron. Për ateizmin e thellë të shqiptarëve të sotëm. Të politikës së sotme në radhë të parë, që ishte po aq, realisht ateiste dhe  mosbesuese, sa ajo e mëparshmja. Ndërsa populli, kjo turmë e sotme, ka përqafuar antimoralin, si fenë e vet të re, nën drejtimin e këtyre barinjve të rinj politikë dhe jo vetëm. Ndonëse shumica syresh vizitojnë politikisht dhe me përkulje protokollare, Selinë e Shenjtë dhe Papën.

Por Papa dhe Roma, nuk është as Krishti dhe as Shqipëria, thuhej në ato biseda. Dhe ndër viset tona, po rritet e lulëzon një popull pa kodet morale më të thjeshta,” shkruan Zheji.

SHKARKO APP