Zhgënjehen turistët e huaj – Shumica ikën të pakënaqur, shkaku infrastruktura e dobët

Vetëm 10% e turistëve nga Evropa qendrore dhe 4% nga vendet nordike kanë deklaruar se mund të kthehen sërish në Shqipëri për pushime. Ky është rezultati nga anketimet e kryera prej operatorëve turistikë, të cilët kanë sjellë këta turistë në vendin tonë.

Kreu i unionit të operatorëve turistik, Rrahman Kasa deklaron për Televizionin SCAN se janë disa problematika të hasura gjatë këtij sezoni ndër të cilat infrastruktura e dobët turistike, shërbimi jo cilësor por edhe mjedisi i ndotur.

I njëjti shqetësim është ngritur edhe nga kryetari i shoqatës së Hotelierëve Zak Topuzi i cili shprehet për SCAN se edhe pse situata është më e mirë se vitet e kaluara këto problematika zhvlerësojnë paketën shqiptare për turizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Topuzi renditi si shqetësim edhe mungesën e menaxhimit të territorit të plazheve si dhe atë të resorteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operatorët kërkojnë ndërhyrje të pushtetit qendror por edhe atij lokal për të eliminuar pengesat që sjellin mungesë të ardhurash në sektorin e turizmit.

Ky është viti që ka shënuar numrin më të lartë të turistëve të huaj në Shqipëri, numër i cili, pretendohet nga qeveria, të arrij deri në 6 milion deri në fund të 2018-ës.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?