Zhgënjimi nga votimi, shqiptarët shpërthejnë kundër Eurovision

 

Shqipëria u paraqit në Eurovision me një prej këngëtareve më të vlerësua në Shqipëri dhe në Itali. Elhaida Dani është fituese e “Voice of Itali” dhe fituese e disa çmimeve në vendin tonë. Sondazhet e Eurovision e renditnin si favorite për në vendet e para në këtë garë dhe prezantimi i saj ishte në lartësinë e duhur.

Pavarësisht kësaj, dje në Vjenë Shqipëria u rendit në vendin e 17 duke marrë minumimin e pikëve. Dy konkurentet e mëparshme, Rona Nishliu dhe Anjeza Shahini janë vlerësuar me mbi 100 pikë në këtë festival. Elhaida ka marrë vetëm 36 pikë, duke arritur kuotën më të ulët.

Pritshmëria e lartë për suksesin e Elhaida Danit ka bërë që zhgënjimi pas festivalit të jetë edhe më i madh. Rezultatet e votimit kanë sjellë dhe reagimin e fansave shqiptarë. Në faqen zyrtare të Eurovision janë me mijëra komente të bëra nga qytetetarë shqiptarë ku kritikojnë mënyrën e votimit, madje dhe fyejnë.

Reagimet emocionale, shpesh herë dhe të tepëruara dhe jo etike duke e lidhur çdo gjë me politikën kanë tërhequr edhe vëmendjen e komentesve nga shtetet e tjera. “Ku jeni ju shqiptarët, e çatë Facebookun e Eurovision prej një muaji për fitore dhe në fund kapët vendin e 17-të”,- shkruan një komentues i huaj. Duke parë nurmin e madh të postimeve me ankesa dhe fyrje të shqiptarëve, një tjetër komentuese nga vendet e BE-së shkruan: “Kjo faqe mos është vetëm për shqiptarët. Mësoni të pranoni humbjen. Kënga juaj ishte kot”?

Votimi në Eurovizion gjithmonë është bërë mbi bazë të interesave gjepolike të vendeve pjesëmarrës. Edhe këtë herë votimet për vendet mike, fqinjët, apo interesat e tjera nuk zhgënyen. Megjithtë kënga fituese e Suedisë mori pikët maksimale dhe u vlerësua nga pjesa më e madhe e shteteve anëtare. Nuk janë vetëm shqiptarët që ankohen. Rusët dhe Italianët kanë ngelur më të zhgënyer. Por numri më i madh i komenteve negative dhe fyerjeve duket se u përket shqiptarëve. Në fakt ishte vetëm një garë dhe si rregull, fituesi nuk gjykohet.

Ja disa nga komentet më pikante të fansave shqiptare në faqen e Eurovision…

Xh.Z: Ku janë votat e mia? F…Eurovision

I.L: Vitin tjetër do u dërgojmë Unkatil tu shaj nga rob… të gjithëve.

B.K: Euroracism.

C.Z: Më mirë të kishim çuar Medën…

Z.M: Votim politik. Nuk duhet të marrim më pjesë.

A.A: Turp…

A.M: Manipulim.

U.L: Nuk flitet më për garë, kjo është politikë.

D.G: Juria e m… Si mundet Franca asnjë pikë kur mbi 20 vota dërgova unë, plus miqtë e mi dhe kushedi sa tjerë kanë dergu. Në fund 0 pik a ?

N.K: E gjitha politikë, mjaft me vota sipas vendeve.

J.V: Korrupsion…

D.E: Kënga e Elhaidës 4 milionë shikime në Youtube. Kënga e Suediasë 1 milionë. A e kuptuat? Është kjo ok…??

K.E: Fitoi “Heroi” i mamës tate.

I.Z: Mos përdorin emrin e Europës herën tjerër. Eurvizionin e fiton ose Rusia, ose ato ato vende që ka qef Rusia ta fitojnë.

B.I: Të mjerët ju, pse ca mendonit se kjo shfaqe nuk është politikë. Politika është kudo. Megjithatë kënga fituese nuk është e keqe.

SHKARKO APP