Zhupa akuza PS: 100 grante për Rilindjen e maleve! Falsifikuat data, po shkelni Kodin Zgjedhor

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me tensione. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa mori fjalën për diskutimet e mbajtura në lidhje me mosdakordësinë në Konferencën e Kryetarëve. Shkak ishte kalendari dhe futja në rend ditë e investimeve stragtegjike, Paketës së Maleve dhe çështjeve të tjera që ligjvënësja opozitare i quajti klienteliste dhe me qëllime elektorale.

”Po fusni në kalendar dhe projekt-program projektligje për qëllime elektorale. Po fusni projektligje për oligarkë, për 100 grante elektorale si në rastin paketa e maleve, për Partinë Socialiste. Paketën e maleve e keni futur pa datë, kishit parashikuar një datë boshe 10 janar, por keni shkelur kodin zgjedhor, sepse keni falsifikuar datën dhe po e kaloni 4 muaj para zgjedhjeve. Po bëni aset elektoral, po kthehen deputetët për votën e PS-së. 100 grante parashikon paketa e maleve, që parashikon PS sepse do jetë në funksion të saj dhe mund ta quajmë “Rilindja e Maleve”’, tha Zhupa.

Për të PS dhe mazhoranca duhet të sillte ligje për qytetarët dhe përmbytjet, jo për qëllime elektorale. ”Ju nuk fusni ligje për mbrojtjen e qytetarëve, ligje për rastet e përmbytjeve, siç po ndodh edhe në Durrës. Për këto dhe të tjera u shprehëm kundër kalendarit në Konferencën e Kryetarëve. Na sillni shkresën e KQZ që ju lejon juve t’i fusni këto projektligje në kalendar për seancë. Në të kundërt janë ligje elektorale”, përfundoi Zhupa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?