Zhupa akuzon Ballukun për Bypass-in e Vlorës: Ka dhënë 3 afate të ndryshme për përfundimin e punimeve
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, njëherësh edhe fituese e mandatit të deputetit në zgjedhjet e 25 prilli, bën të ditur se bypass-ti i Vlorës duhet të përfundonte sipas kontratës në shkurt 2021, po kjo gjë nuk është arritur dhe ende vazhdojnë punimet”.
Ajo akuzon ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku që sipas saj, në vend të marrë masa, sa herë viziton punimet në bypass-in e Vlorës jep afate të ndryshme për përfundimin e tyre.
Sipas saj, deri tani ka dhënë 3 afate të ndryshme në 3 prononcimet e saj, ndërsa kontrata vazhdon të zvarritet pa u përfunduar në kohë edhe pse i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 35 milionë euro.
“Në daljen e fundit nuk fliste më as për përfundimin e punimeve por për një hapje provizore sa për të kaluar radhën. Afatet janë për t’u zbatuar në shërbim të qytetarëve dhe jo për të bërë lojëra fjalësh ministrja sa herë i duhet të dalë në tv”.