Zhupa: Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e PD për “Butrintin”
Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e Partisë Demokratike për koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Lajmin e bën të ditur deputetja demokrate Ina Zhupa.
“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila fton të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 janar 2023.
Më pas do të zhvillohet seancë publike! Gjykata Kushtetuese do rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka”, shkruan Zhupa në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Tashmë Kushtetuesja i ka ftuar të gjitha palët që të sjellin argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023. Me pas do zhvillohet edhe seance publike.
KOHA JONË SONDAZH

