Zhupa nga Gjiri i Manastirit publikon pamjet me dron: PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike
Kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka publikuar pamjet me dron nga bregdeti i Jonit, ku tregohet sipas saj, se si zonat e mbrojtura po shkatërrohen. Në video duket një kompleks vilash i ndërtuar në Gjirin e Manastirit, pranë Sarandës. ”Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit”, shprehet Zhupa.
Postimi i plotë
Mbrapa meje është pika e vogël e Mirela Kumbaros. Ja shikojeni pak-Pamje me dron! Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit. Por Ju e keni në dorë!
Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.
Që premton dhe garanton që do të mbroj zonat e mbrojtura.
Që premton dhe garanton që do mbroj pronën private të çdo qytetari shqiptar.
Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit.
Në 11 Maj bëni zgjedhjen e duhur! Bëni zgjedhjen që i shërben interesave tuaja dhe jo interesave të investitorëve klient të pushtetit.
KOHA JONË SONDAZH

