Zhupa: Qeveria e ka bërë të pamundur që SPAK të hetojë tenderat sekretë
Partia Demokratike i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit për të hetuar mbi 17 tenderat e denoncuara nga to.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se qeveria duke mos dhënë detaje për tenderat sekrete, me qëllim ruajtjen e sigurisë kombëtare, e ka bërë të pamundur që SPAK të hetojë. Ndaj ata i janë drejtuar KLSH.
Zhupa: Duke e nisur nga fakti që ato janë klasifikuar si tendera sekretë, duke përfiutuar nga gjendja e fatkeqësisë natyrore ata kanë vendosur që këto tendera për sigurinë kombëtare të klasifikohen si sekrete. Nuk jemi në gjendje lufte. Jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe është mirë që të sqarojmë sepse gjendja e luftës përcaktohet ndryshe nga Kushtetuta dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore është komplet tjetër. Në mënyrë të tillë ato e shfrytëzojnë për të bërë tendera sekretë për të mos dhënë detaje në mënyrë të tillë sikur po ruajnë sigurinë kombëtare dhe të shëndetit të njerëzve. Në këtë formë e kanë bërë të pamundur që SPAK të hetojë këto tendera. Ne i kemi kërkuar Konotrollit të Lartë të Shtetit sepse ai ka mundësinë për të parë gjithçka që rrjedh nga fondet shtetërore pavarësisht se si klasifikohen dhe kanë nxjerrë vit pas viti dëmin e qeverisë Rama. Ne shpresojmë që kjo gjë të ndiqet edhe më tej në një moment të dytë.
Gjithashtu ajo shprehet me tone kritike për pakot ushqimore që qeveria ka shpërndarë për qytetarët shqiptarë në këtë situatë të fatkeqësisë natyrore.
Sipas saj, në këtë gjendje, qytetarët kanë nevojë për para në dorë.
Zhupa: Qeveria ka detyrimin dhe duhet që njerëzit t’i kompesojë për dëmet e tyre. Kështu e thotë Kushtetuta. Ndarja e pakove si bamirësi është komplet e gabuar dhe jonormale për njerëzit. Njerëzit kanë nevojë për para në dorë që të kryejnë të gjithë nevojat dhe shërbimet e tyre. Me pako ata nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ujin dhe ilaçet në farmaci. Nuk kanë marrë në kohë rrogat e pensionet. Njerëzit kanë nevojë për para. Jemi i vetmi vend në Evropë që diskutojmë që qeveria ndan pako me miell me sheqer dhe oriz. Ndërkohë qeveria ka detyrë që në situatën e fatkeqësisë natyrore duhet të paguajë të gjitha dëmet.