Zhupa: Rama shkeli kriteret e vendosura nga FSHF. “Air Albania” s’plotëson asnjë kusht
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa reagon sërish lidhur me stadiumin e ri kombëtar, që ashtu siç u raportua dje në disa media, do të mbajë emrin “Air Albania”.
Sipas Zhupës, që paraqet edhe disa dokumente, më 22 Korrik të këtij viti, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur tenderin për të kërkuar një sponsor të ri për stadiumin kombëtar. FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore për të kompanitë e interesuara:
1-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit,
2-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.
Por me tenderin e datës 9 nëntor 2019, fituese u shpall “Air Albania”, kompani që nuk plotëson asnjë prej dy kushteve të vendosura më herët nga qeveria shqiptare e futbollit.
Sipas zëdhënëses së PD, kryeministri Rama ka vendosur të emërtojë stadiumin e ri jashtë çdo kriteri.
Rama nuk e leshon qendren tregtare me fushe futbolli Arena Kombetare, tashme me emrin e nje kompanie si Air Albania qe del me humbje, nuk ploteson asnje kriter te FSHF dhe prap zgjidhet fituese.
Propagande e fuqishme qe Air Albania meqe nuk lartesohet dot ne qiej pa Turkish Airlines, te lartesohet si emer ne stadiumin kombetar.
Me 22 Korrik 2019 Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur tenderin per te kerkuar nje sponsor te ri per stadiumin kombetare. FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore per te plotesuar kompanite e interesuara :
1-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit,
2-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.
Me 9 Nentor 2019 eshte shpallur fituese e tenderit kompania “Air Albania” nga 3 kompanite qe kane marre pjese .
Duke ju referuar kritereve te vendosur ne tender kompania “Air Albania” nuk ploteson asnjerin prej tyre.
1- Jo vetem nuk ka nje xhiro 10 milion euro ne vit por ne bilancet e deklaruara per vitin 2018 tregojne qe eshte ne kushte financiare me humbje prej 120 mije dollare.
2- Emer te mire kombetar dhe nderkombetar dhe reputacion, nuk e ka per shkak se nuk ka krijuar ende kushtet per tu njohur per mire apo per keq pasi ka vetem nje vit e krijuar. Kompania eshte krijuar me 12/09/2018 sipas ekstraktit te QKB.
Pra dy kriteret e vendosur nga vete FSHF nuk jane plotesuar. Pasi pikturoj me duart e tij fanellen e kombetares ne europian, Rama mesa duket ka piktuar edhe emrin e ri te stadium kombetar jashte cdo kriteri.
Nderkohe qe minimalisht duhet te zbatoheshin parimet baze te ligjit “per prokurimin publik” dhe aktet nen ligjore te tij duke vendosur kritere si : a) Shpallja e nje gare nderkombetare b) vendosjen e kushtit te garancise ne marrjen pjese ne tender c) Gjendjen financiare te kompanise pjesemarrese.