”Zhurma e aparatit të frymëmarrjes”, shqiptari vret grekun e intubuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku protagonist ëshë një shqiptar. 60-vjeçari i shtruar në një spital të Athinës, kjo për t’u trajtuar nga Covid-19, dyshohet se ka kryer një vrasje me dashje, duke i hequr prizën aparatit të frymëmarrjes së një shtetasi grek 77-vjeçar.

Aty u zbulua se priza e ventiluesit kishte dalë, tubi i frymëmarrjes kishte dalë nga baza dhe ekrani i ventiluesit ishte përmbysur. Thuhet se shqiptari është shqetësuar nga zhurma e aparatit të frymëmarrjes.

Ekspertët e Mjekësisë Ligjor,e gjetën gjurmë gishtash të shqiptarit në pajisjen e ventilatorit. Shqiptari nuk është arrestuar, pasi po trajtohet në spital, ndërsa mjekët thanë se në të kaluarën ka pasur çrregullime të shëndetit mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?