Zhvati drejtorin e postës, 5 vite burg për 27-vjeçaren

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar 5 vite burgim për Enertila Beqajn, e cila akuzohet se ka mashtruar duke i marrë 60 milion lekë drejtorit të postës në Manëz.

“Kërkojmë pesë vejt heqje lirie, por me ankimin e uljes së 1/3 së vednimit me pranimin e fajit të dënohet 3.4 vjet heqje lirie”, tha prokurori i çështjes Drini Pali gjatë leximit të pretencës.

Avokatja mbrojtëse i kërkoi gjykatës të thirret në gjyq edhe Barush Ahmati, ish-përgjegjësi i postës së Manzës i cili e denoncoi 27-vjeçaren për zhvatje me anë të mashtrimit të 60 milionë lekëve. Gjykatësi e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes, duke thënë se Ahmataj pas marrjes në pyetje nga gjykatësi ka thënë se nuk ka dëshirë të paraqitet në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që në seancën e radhës të jepet vendimi për 27-vjeçaren, e cila në internet përdorte mbi 30 adresa facebook-u, dhe kishte shfaqur personalitete të shumëfishta dhe herë pretendonte se do lindte një fëmijë, e herë se do të martohej në muajin gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?