Zhvillimet në vend dhe trazirat politike, si e dëmtuan ekonominë

Në një matricë prej shtatë rreziqesh, dy prej tyre, destabiliteti politik dhe dobësimi i rritjes ekonomike e ndikojnë më një intensitet të lartë negativisht ekonominë, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në  analizën e fundit për zhvillimet ekonomike në vend. Rreziku më i lartë duket se vjen nga dobësimi i rritjes ekonomike e cila u vlerësua nga Fondi me proporcion të lartë ndodhje dhe me ndikim shumë të lartë negativ në ekonomi.

Ky parashikimin i FMN -së duket se është materializuar teksa ritmet e rritjes ekonomike në tremujorin e parë të vitit u përgjysmuan, duke shënuar vetëm 2.2 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ku rritja ishte 4.31%. Banka e Shqipërisë raportoi këto ditë se përgjysmimi i ritmeve të rritjes do të vijojë edhe në tremujorin e dytë të vitit.

Për të evituar dobësimin e rritjes ekonomike FMN rekomandoi diversifikimin e tregjeve të eksportit, përshpejtimin e konsolidimit fiskal dhe zgjidhjen e pengesave strukturore për të rritjen e kredisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Fondi vlerësoi se rreziku politik, nëse destabiliteti thellohet do të kishte ndikim të lartë negativ në ekonomi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politika e brendshme e paqëndrueshme dhe tensionet sociale mund të pengojnë zbatimin e reformave strukturore dhe axhendës së konsolidimit fiskal. Zbatimi i reformave, duke përfshirë ato për të forcuar sundimin e ligjit janë kyçe për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme rritjen dhe perspektivat e bisedimeve për pranimin në BE.

Pesë rreziqe të tjera nëse materializohen do të kenë ndikim mesatar negativ në Ekonomi.

Të tilla janë rritja e rritja primit të rrezikut për normat e interesit të Shqipërisë dhe  rënien e interesit të investitorëve ndërkombëtar për letrat me vlerë të Shqipërisë.

Gjithashtu me rrezik të mesëm u vlerësua konsolidimi në sistemin bankar. Një dalje e papritur dhe e çrregullt e një bankat të madhe të huaj nga vendi mund të krijojë presione në treg mbi administrimin e borxhit të brendshëm vlerësoi Fondi.

Kontratat me Partneritet Publik Privat  janë një rrezik tjetër me nivel mesatar aktualisht. Kontratat e dizajnuara dobët për investimet në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike, dhe të krijojnë detyrime të mëdha kontingjente, realizimi i të cilave mund të minojë qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit.

Gjithashtu ndryshimet klimaterikë sidomos thatësirat e gjata paraqesin rrezik fiskal për shkak të kontigjencave që duhen për importin e energjisë, shkruan ‘monitor’.

Shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit mund të dekurajojnë bankat të financojnë më tej qeverinë  gjithashtu janë një rrezik me ndikim mesatar në ekonomi por me një probabilitet të ulët ndodhjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?