Zhvillohet sot aktiviteti më i madh sportiv në Tiranë

Zhvillohet sot në Tiranë, do të mbahet aktiviteti më i madh sportiv, ku do të marrin pjesë 2500 persona të ndarë në tre kategori.

Janë rreth 2500 pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme nga 40 vende të botës të cilët do të marrin pjesë në eventin më të madh sportiv të kryeqytetit. Bllokimi i rrugëve ka nisur që prej orës 7 të mëngjesit të së dielës dhe qarkullimi do të rikthehet në orën 13:00.

Itinerarit këtij viti i është shtuar edhe Parku i Liqenit artificial, ndërsa garuesit do të përshkojnë disa prej pikave më atraktive të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrësit ndahen në tre kategori: Gjysmë maratona, ku garuesit do të përshkruajnë 21 km, kategoria e 10 kilometrave dhe ajo e personave me aftësi të veçanta. Të dielën do të vrapojnë jo vetëm atletët por edhe njerëzit e ekranit, ndërsa për ata që nuk do të garojnë do të organizohen aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të eventit sportiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?