Zhvillohet tryeza e dytë e OSBE-së për Reformën Zgjedhore

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet tryeza e dytë e organizuar nga OSBE-ja për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka pranuar që të marrë pjesë në tryezë, ndërsa përfaqësuesi është i njëjta, Ivi Kaso. Është siguruar axhenda e mbledhjes, ku do të diskutohet për gjetjet dhe rekomandimet kryesore mbi rregullimet e financimeve të partive politike dhe fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Tryeza po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve. Por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin, teksa ambasadori i OSBE-së ka deklaruar se nëse opozita kërkon mund të japë vetëm ekspertizë për këtë reformë.

Përballë kësaj situate, OSBE-ja pritet që të jetë ndërmjetësja mes draftit që po përgatitet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore dhe atij tryezës paralele të opozitës, PD-së me aleatët për të synuar harmonizimin dhe miratimin në parlament. Pak ditë më parë shumica vendosi që të shtynte afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?