Zhvishet në mes të qytetit, policia shokohet kur 53-vjeçari…

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 53-vjeçar pas denoncimit të bërë nga qyetarët për veprime të turpshme në publik. Haqif Dishmuça nuk është i panjohur për efektivët e Bulqizës, pasi dhe më herët ai është dënuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë.

Dishmuça në qendër të qytetit të Bulqizës, ishte zhveshur duke bërë veprime të turpshme, që u denoncuar nga banorët. Gjatë shoqërimit në komisariat ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?