”Zhvlerësimi dhe rënia e euros po dëmton bizneset”, Zef Shtjefni: Rrezikohet falimentimi i tyre
Flet Zef Shtjefni, njeriu që ka kurajon ti thotë gjërat krejt hapur.
Rënia e euros është një ndër temat më të diskutuara kohët e fundit. Biznesmeni Zef Shtjefni, në një intervistë për FaxNews e cilëson këtë situatë si të pavërtetë, pasi euro nuk mund të jetë më e dobët përballë lekut.
Zef Shtjefni është një ndër gazetarët e parë indipendent dhe tani mbetet një prej biznesmenëve më seriozë në vend.
Disa nga arsyet që po ndodh kjo situatë, sipas biznesmenit janë investimet nga të huajt, hyrjet e refugjatëve, paraja e zezë dhe turizmi. Po ashtu Shtjefni sugjeron se shteti e ka mundësinë për ta bërë stabilizimin e situatës nëpërmjet mekanizmave mbrojtës, prandaj duhet të ndërhyjë sa më parë.
Dëmi më i madh, i kësaj ngjarje është te prodhimi vendas, i cili humbet 25% të vlerës, i detyruar të shkojë në eksport, ka treguar Shtjefni. Thirrja e biznesmenit shkon drejt institucioneve, për ta hequr lekun si monedhë dhe të funksionojmë me euron në çdo sektor, aq më tepër thotë që “ne drejt asaj jemi duke vepruar”, momenti ideal, për të bërë ndërrimin, sipas Shtjefnit.
Për të ndjekur intervistën, klikoni ”Watch on YouTube”