Zi në familjen e ish-deputetit: Do na mungojë prindi shembullor
Nëna e ish-deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi është ndarë nga jeta. Ka qenë vetë Gjunkshi, i cili ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale. Ish-deputeti ka njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet nesër, ndërsa ka kërkuar nga miqtë e tij të mos jenë pjesë e saj, për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19.
Postimi i plotë
Te dashur miq, te aferm, shoke, kolege! Krejt papritur u nda sot nga jeta nena jone e dashur Shpresa! Nga sot do te na mungoje nena jone e shtrenjte, prindi shembullor, e sakrificave, e perkushtimit, fjalepake e pune shume.
Do te na mungoje nena qe diti te ece me guxim ne rrugen e veshtire te jetes dhe la vetem miresi kudo ku i shkeli kemba.
Me trishtim dhe dhimbje te thelle ne shpirt e percjellim ne banesen e fundit ne oren 11.00 date 08 korrik 2020 ne Tufine. Per kushtet ku jemi te gjithe jeni te mirekuptuar qe te respektohet me pranine tuaj shpirterore. Zoti e bekofte dhe e pranofte ne Parajse.