Ziadin Sela tregon se si u përjashtua nga PDSH e Menduh Thaçit: Mandati im i kufizuar tek ‘Aleanca për Shqiptarët’
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Sela ka treguar se si ndodhi largimi i tij nga PDSH-së që drejtohet nga Menduh Thaçi.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Sela theksoi se ‘konflikti’ nisi pas kërkesave për reforma në parti, që çoi edhe në përjashtimin e tij si anëtar. Ai pohoi mes të tjerash se i ka dhënë vetes të drejta të kufizuara sa i takon drejtimit të partisë, ku do të drejtojë vetëm për 2 mandate, dhe më pas do të jetë anëtar.
“Ne jemi partia e parë që kemi lëshuar qeverinë. Asnjë parti shqiptare që se ka bërë. Ne, edhe pse të tradhtuar dhe me ‘thika pas shpine’, i përkrahëm për ndryshimet kushtetuese dhe sot nuk do ishim anëtarë të NATO-s. Fjalia e parë thoshte; qytetarët maqedonas, dhe qytetarët e tjerë që jetojnë në kufijtë e shtetit, ne e hoqëm këtë fjali. Ne bëmë amendamentet tona. Është populli maqedonas dhe populli shqiptar. Tani në zgjedhje edhe në garë janë dy parti kryesore. Një element i përçarjes është për shkak të privatizimit të vullnetit politik. Shkak që jam larguar nga PDSH (me kryetar Menduh Thaçin), është se kam kërkuar reforma, kongres. Në momentin që unë kam kërkuar reformë, ai e mori të drejtën që të më përjashtonte. Por nuk mundej. Në momentin kur i kërkuam që kundërshtimet t’i përballonim në kongres, kjo u bë e pamundur. Ja kam kufizuar mandatin vetes dhe ia kam lejuar vetes që të drejtoj partinë për 2 mandate. Do realizojë çdo interes të shqiptarëve. Pas 2 mandatesh largohem nga Aleanca për Shqiptarëve. Si kryetar dhe jo si anëtar. Në kuadër të kësaj politike, të ketë disa ish-kryetarë me një kryetar të ri, që merr eksperiencën e tyre.”,- tha Sela.
Ndërkohë, gazetari Alfred Lela i krahasoi qëndrimet dhe fjalimin e Selës si ato të Arbën Xhaferrit.
“Po e dëgjoja me vëmendje zotin Sela dhe më vjen mirë për tonin, për shprehitë dhe për qetësinë e tij dhe formulimet. Si në Tiranë, në Shkup apo në Tetovë. Edhe pse Tetova është shpallur si kryeqendër imagjinare, ka qenë zgjedhje. Më vjen në mendje Arbën Xhaferri, me këto thëniet e fjalëve nga Sela dhe futja mirë në fjali. Abën Xhafërri ka qenë si e kam dashur unë politikanin shqiptarë, në Tetovë, Shkup, Drenicë, dhe në Tiranë. Tani kanë Ziadin Selën, dhe ndonjë shqiptar tjetër. Zoti Sela pse keni ardhur tek ky ballkanizim? Ndërkohë që etnike tjetër, shtetformuese thotë; Jeni pak.”, theksoi Lela.
Më tej Ziadin Sela foli dhe për qëndrimin që do të mbajë forca e tij nëse votohet. “Më 15 korrik shqiptarët do të votojnë. Ziadin Sela që nga momenti që do votohet, nuk jam më Ziadin Sela por premtimi që kam bërë, programi që kanë votuar. Aleanca për shqiptarët do të jenë në partneritet me faktorin ndërkombëtar, sidomos me SHBA-të do jemi faktor stabiliteti në vend dhe pjesëmarrës në zhvillimet rajonale”, deklaroi ai.