Zihen për kullotën, vlonjati i pret gishtin të riut

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur një ditë më parë në  Vlorës.

Një i moshuar është arrestuar nga policia pasi ka prerë gishtin e dorës një të riu.

Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar për akuzën e ‘plagosjes së rëndë me dashje’, shtetasin Hysen Canaj, 70 vjeç, banues në Velçë, Selenicë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është kryer arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi një ditë më parë në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur “Buallar”, pas një konflikti, për një kullotë bagëtish, ka goditur me mjet prerës duke i prerë njërin gisht të dorës 37-vjeçarit me inicialet F. B., i cili ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës ndaj të dy personave, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?