Zjarr dhe tym, hidhet në erë pallati në Durrës: Dëme në ndërtesat përreth
Aktualitet E Premte, 27 Nëntor 2020 15:08
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh sot në Durrës.
U deshën 1 100 kapsolla dhe 40 kilogram lëndë shpërthyese për ta hedhur pallatin në tokë.
Shërthimi shkaktoi dëme materiale edhe në godinat përreth. Xhamat e disa dritareve u thyen nga forca e shpërthimit.
Pas shembjes së pallatit, tani nevojitet heqja e inerteve nga vendi ku ishte ndërtuar ai.