Zjarr e flakë në katin e dytë të një biznesi në ish-Bllok, policia jep detajet e para

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një godinë biznesi në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, sot në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi.

 

Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP