Zjarr i madh në fushën e mbetjeve të Inceneratorit në Elbasan, Cara: E vështirë shuarja

Temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojnë vatra zjarri, ku sot janë regjistruar dy zjarre në Elbasan. Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në fshatin Balëz, ndërsa tjetri është rregjistruar në fushën e mbetjeve të landfillit të qytetit.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan është i vështirë për tu shuar pasi vatra është e madhe. Për të zjarri është izoluar që të mos rrezikohen banesat. Cara ka kërkuar që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë

”Për vatrën aktuale ku ne jemi kemi angazhuar edhe 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje nga Tirana, Berati dhe Kavaja, ku po punohet për izolim e saj, janë mbetje urbane që janë të vështira për tu shuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia vet ka vendosur disa fadroma duke i izoluar me mbetje të lumit të Shkumbinit, është shumë e përhapur dhe kemi arritur që ta izolojmë që të të mos rrezikohen banesat. Edhe ushtria është angazhuar me 2-3 automjete, edhe pse ajo fiket riaktizizohet në pak sekonda. Po duhet që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?