Zjarr i madh në Hundkuq të Gjirokastrës, digjet një ndërtesë
Aktualitet E Premte, 20 Gusht 2021 23:07
Një zjarr i madh ka rënë në një fshat të Gjirokastrës.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një zonë pyjesh në fshatin Hundkuq.
Deri më tani është njoftuar për djegien e një ndërtese që ishte ngritur, ndërsa nuk dihet nëse ka dëme të tjera materiale.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe zjarrfikësit.
KOHA JONË SONDAZH

