Zjarr i përmasave të mëdha në një pallat tek Rruga e Kavajës, evakuohen banorët (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në një apartament, në një pallat shumëkatësh në ‘Rrugën e Kavajës’ në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para të dhëna nga gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb” flakët janë përhapur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Paraprakisht mësohet se nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje ka nisur evakuimi i banorëve të pallatit.

Zjarr i përmasave të mëdha në një pallat tek Rruga e Kavajës, evakuohen banorët

Po ashtu për të shuar flakët po punojnë 1 autobot dhe 5 forca zjarrfikëse.

Zjarri i fuqishem te Rruga e Kavajes, dyshohet se...

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 08.02.2021, rreth orës 12:40, në rrugën e Kavajës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka problem për banorët.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP