Zjarr në Fushë-Krujë e Thumanë, flakët rrezikojnë banesat

Dy vatra zjarri janë regjistruar sot në rrethin e Krujës. Mësohet se një prej vatrave ka rënë në lagjen Kasalle në periferi të qytetit të Fushë-Krujës ku një sipërfaqe e mbuluar me shkurre e ferra ka marrë flakë duke rrezikuar disa banesa të kësaj lagje.

Zjarrfikësja e Niklës është në vend dhe po ndërhyn për shuarjen e vatrës së zjarrit.

Ndërkohë që zjarri i dytë u regjistrua në Thumanë, ku i është vënë flaka një parcele, ndërsa zjarri ka përfshirë kanalin ngjitur me rrugën Thumanë-autostradë. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarreve.

SHKARKO APP