Zjarr në Gjirokastër, digjen 200 pemë lajthi
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 10:08
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Mashkullorë duke shkrumbuar rreth 200 pemë lajthi. Zjarri ishte vendosur qëllimisht nga një fermer për të djegur mbeturinat e lëna nga lëndët drusore dhe më pas është përhapur duke djegur 200 pemë në fushën e këtij fshati.
Report Tv ka mësuar se zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Nuk ka të dhëna të tjera për situatën.
KOHA JONË SONDAZH

