Zjarr në mjediset e spitalit COVID 3 në QSUT

Flakët e zjarrit kanë përfshirë mjediset e spitalit “Covid3” në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në kryeqytet këtë të shtunë.

“News 24” raporton se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nuk dihen ende përmasat e zjarrit.

Mësohet se në këtë spital nuk ka pacientë që po trajtohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?