Zjarr në nënstacionin elektrik të Fushë Krujës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e së shtunës nënstacionin elektrik të Fushë Krujës.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëse nga Kruja dhe Tirana, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. 

Nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale, ndërsa e gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike. 

Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit ka qenë mbingarkesa elektrike, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP