Zjarr në një apartament në katin e shtatë të një pallati, dyshohet për viktima

Një banesë në zonën e Unazës së Re është përfshirë nga flakët.

Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme, ku një apartament në katin e shtatë të një pallati është përfshirë nga një zjarr masiv. Në vendngjarje kanë mbërritur tre ekipe zjarrëfikëse, ndërsa drejtori i shërbimit zjarrëfikës Shkëlqim Goxhaj thotë se operacioni i ndërhyrjes është i vështirë për shkak edhe të lartësisë së madhe në të cilën ndodhet apartamenti.

Ende nuk është e konfirmuar nëse në banesë ka njerëz apo jo, por deri tani dyshohet se viktimë ka mbetur një fëmijë katër vjeç.

Ndërkohë flakët në apartament po përparojnë me shpejtësi, duke vënë në rrezik dhe apartamentet e tjera të pallatit.

SHKARKO APP