Zjarr në një banesë në Fier, shpëtohen dy të moshuar

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier. Flakët kanë përfshirë katin e tretë të pallatit katërkatësh, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë dy të moshuar të cilët janë nxjerrë në kohë nga banesa të ndihmuar nga fqinjët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?