Zjarr në një banesë në Mirditë, humb jetën vëllai i ish-kreut të Gardës

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Reps të Mirditës si pasojë ka humbur jetën një 65-vjeçar.

Mësohet se 65-vjeçari që ka humbur jetën është Nikoll Prendi, vëllai i ish-gardistit Ndrea Prendi.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që kanë përfshirë banesën, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirditë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?