Zjarr në një magazinë në Tiranë, ka vetëm dëme matriale
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 19:04
Një magazinë është përfshirë nga zjarri pasditen e së dielës në Tiranë. Policia bën të ditur se rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikësve shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëhet e ditur se kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Ndërkohë, po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

