Zjarr në një pallat në Burrel, alarmohen banorët, dyshohet i qëllimshëm

Kati i parë i një pallati në qytet në të cilin nuk banonte njeri, u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.

Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit por edhe të repartit të ushtrisë, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtëpiake të papërdorshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?