Zjarr në një pallat në Lezhë, përfundojnë në spital dy zjarrfikës dhe një i moshuar

Dy zjarrfikës dhe një i moshuar kanë përfunduar në spital me shenja asfiksie pas zjarrit për përfshiu katin zero të një pallati në Lezhë, teksa tymi u përhap në të gjitha katet.

Ata po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa banorët e tjerë kanë dalë nga shtëpitë dhe po qëndrojnë jashtë deri sa tymi të pastrohet plotësisht.

Nga informacionet paraprake, zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin zero  dhe i gjithë pallati u mbush më pas me tym.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë të gjithë banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë flakët në kabinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?