Zjarr në një sipërfaqe kullote në një fshat të Korçës, punonjësit në terren për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është shfaqur në një sipërfaqe kullote afër fshatit Gjonomadh.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se vatra e zjarrit është larg zonës së banuar. Ndërkohë punonjës të shërbimeve të njësisë administrative Voskopojë po mbajnë nën kontroll flakët.

Aktualisht po punohet për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

SHKARKO APP